Gjendet i vdekur në veturë një person rreth 25 vjeç

Një 25 vjeçar është gjetur i vdekur në një makinë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Babicë në Shqipëri. I riu është ende i paidentifikuar.

Sipas informacionit të policisë së Shqipërisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shërbimet e Policisë raportohet se kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdojnë punën për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.