Operacion antidrogë në Tiranë, efektivët arrestojnë kolegun e tyre të RENEAS, në pranga edhe 4 trafikantë

Një efektivë i Forcave Speciale ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë një operacioni antidrogë që është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se në pranga ka rënë Rael Luli, efektiv i Forcave Speciale RENEA.

Efektivët e antitrafikut në Policinë e Tiranës kanë arrestuar gjatë operacionit dhe 4 trafikantë droge. Gjatë ndërhyrjes, bashkë me trafikantët ka qenë dhe speciali i RENEAS Rael Luli, i cili është arrestuar menjëherë në kushtet e flagrancës.

Burimet bëjnë me dije se në këtë operacion është përfshirë dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Pritet që pas operacionit që është ende në vijim, Policia të dalë në një deklaratë zyrtare.