Rrahën punonjësit e policisë, arrestohen dy persona në Rubik (Emrat)

Policia e Lezhës ka rrestuar shtetasit Spartak Doda, 36 vjeç dhe Artur Ndreca, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar efektivët policor të cilët kanë shkuar për të bërë shoqërimin e tyre pas një konflikti me dy shtetas të tjerë banues në Rubik të Mirditës.

Materialet në ngarkim të tyre referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Mirditë/ Lezhë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : Spartak Doda, 36 vjeç dhe Artur Ndreca, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P., dhe M.,banues në Rubik,Mirditë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.