Kuzhinieri me famë botëror Faruk Neziri i cili vepron në Itali, ka qendruar këto ditë në fshatin e tij të lindjes në Çegran të Gostivarit. Ai është tepër i lidhur me vendlindjen dhe thotë se gjithmonë ka planifikuar të bëjë gjëra interesante këtu, por është zhgënjyer nga mungesa e përkrahjes. Në një intervistë për gazetën LAJM, Neziri, ka folur edhe për vështirësitë me të cilat është përballur në menaxhimin e restorantit të tij në Itali gjatë krizës që shkaktoi Covid-19. I pyetur për përshtypjet që ka për gastronominë në Maqedoninë e Veriut, ai tha se këtu kuzhinierët dhe pronarët e restoraneve janë të preokupuar vetëm me paratë dhe nuk krijojnë asgjë të veçantë.
“Nuk shoh gastronimi këtu. Unë shoh vetëm numra. E këto numra të preokupojnë. Shpesh me kanë ftuar nëpër darka gjatë qendrimit tim këtu por edhe në Prishtinë. Të jem i sinqertë nuk shoh diçka që bën diferencë, nuk ka indentitet. Ne këtu vrapojmë pas lekëve, pas numrave. Kuzhinieri punon me sjell rezultat ekonomik te shpija, atij nuk i intereson çka sjellë jashtë”, u shpreh Neziri, në një intervistë për gazetën LAJM.