Ndonëse është miliardere, Rihanna fotografohet duke blerë vet ne dyqan ushqimet për shtëpinë

Rihanna dukej mjaft me stil ndërsa shtyu karrocën e saj të blerjeve gjatë një vizite në Whole Foods në lagjen Tribeca të Manhattanit të dielën.

Miliarderja e shumë hiteve, 33 vjeçe, kishte veshur një xhaketë të hapur, e cila vinte në pah dekoltenë e saj, të cilën e kombinoi me një palë xhinse të grisura të markës ‘Gucci’ dhe shumë stoli.

Ajo u pa duke shikuar disa nga patëllxhanët në shitje, shkruan DailyMail.

 

Për fat të mirë për Rihannën, e cila u shpall miliardere në fillim të këtij muaji, ajo mund të përballojë çmimet në supermarketin e nivelit të lartë dhe ylli shpejt e mbushi karrocën e saj me mallra para se të nisej për në arkë.

Rihanna me siguri dukej si një anëtare e ultra të pasurve me fije perlash të trasha dhe bizhuteri ari të vëna në qafën e saj për daljen e rastësishme. Ylli u pa duke lexuar çmimet e disa nga patëllxhanët në shitje në pjesën e perimeve ndërsa e shtynte karrocën e saj lart e poshtë. Pas shfletimit të perimeve dhe marrjes së një përzgjedhjeje të produkteve, Rihanna gjithashtu zgjodhi një kuti me ëmbëlsira para se të shkonte në zonën e arkës.

Këngëtarja mbante një çantë të markës ‘Chanel’ me vija të zeza dhe ari, gjersa në sy binte edhe një varëse e saj e trashë. Për atlete, Rihanna kishte zgjedhur një palë atlete të markës ‘Adidas’ dhe një kapelë jeshile të bejsbollit të skuadrës New York Yankees.