Ka nisur seanca e radhës plenare, ku në rend dite janë tri pika.
Me të filluar sencën, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca foli lidhur me respektimin e masave antiCOVID, pasi ditët e fundit ka pasur rritje drastike të rasteve.
Konjufca u kërkoi deputetëve që të jenë shembull i respektimit të këtyre masave, duke bërë thirrje që të respektohen maksimalisht masat.
“Ju lus maksimalisht për respektimin e masave për mbrojtje ndaj pandemisë COVID-19. Po e shihni se me çfarë shpejtësie po hapet varianti Delta i këtij virusi, dhe më së miri do të ishte që respektimi i masave të filloj nga njëri prej institucionit më të rëndësishëm dhe deputetëve sepse jeni të zgjedhur të popullit. Shembullin që duhet ta jepni së pari ju takon juve si të zgjedhur të popullit”, ka thënë Konjufca.




