Talenti Almir Rexhepi, pasi firmosi me Shkëndijën: Një ëndërr që bëhet realitet

Almir Rexhepi, mbrojtësi 18-të vjeçar është produkt i shkollës së futbollit Shkëndija, ndërsa firmos kontratën e parë profesionale me kuqezinjtë.

 

“Është ndjenjë e mrekullueshme të firmos kontratë profesionale me Shkëndijën. Një ëndërr që bëhet realitet dhe për të cilën kam punuar shumë. Tash kur realizohet ky qëllim, jam shumë i motivuar të punoj me përkushtim edhe më të madh për të bindur stafin teknik dhe kryesinë se me të drejtë kanë besuar të unë”, shprehet Almir Rexhepi pasi zyrtarisht firmosi kontratën e tij të parë profesionale.