Mirëpritje e ‘çmendur’ e tifozëve të PSG-së për Messin

Argjentinasi foli në komunikatë për shtyp, derisa pastaj shkoi për t’u takuar me tifozët, transmeton lajmi.net.

Mijëra tifozë ishin mbledhur për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë duke festuar dhe brohoritur: ‘Messi, Messi, Messi’.

Kjo mirëpritje ishte shumë e madhe, sa që edhe vetë futbollisti mbeti i befasuar.

 

Ndërkohë, Messi do mbajë numrin 30 në fanellë te PSG-ja.