Dje janë vaksinuar 13.137 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
Janë aplikuar gjithsej 958.742 doza të vaksinave, ndërsa 425.356 qytetarë janë rivaksinuar.
Dje janë vaksinuar gjithsej 13.137 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.993 qytetarë.
65% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 62% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 58% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 48% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.