Situata e zjarreve kritike, Mitsotakis: Po vijnë erëra të forta, na pret një natë e vështirë

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë kritike. Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, në një dalje televizive, iu bëri të ditur qytetarëve që nata do të jetë e vështirë. Mitsotakis u shpreh se përparësi për qeverinë mbetet mbrojtja e qytetarëve ndërsa theksoi se të gjitha problemet është e pamundur që të adresohen.

Kreu i shtetit helen, sipas raportimeve, tha se vendi është duke u përballur me një situatë jashtëzakonisht kritike.

“Pas 10 ditësh të nxehtësisë ne jemi të thirrur për të menaxhuar dhjetëra zjarre pyjorë njëkohësisht. Tre prej tyre, në Atikë, Evia dhe Ilia janë me përmasa dhe intensitet të madh. Prioriteti ynë është gjithmonë mbrojtja e jetës njerëzore. Kjo pasohet nga mbrojtja e pronës, mjedisit natyror dhe infrastrukturës kritike. Fatkeqësisht, në këto rrethana, arritja e të gjitha këtyre qëllimeve në të njëjtën kohë është thjesht e pamundur.”