Dua Lipa ndan imazhe nga prapaskenat e klipit me Pop Smoke

Ajo lansoi bashkëpunimin dje.

Dua Lipa edhe pse po pushon në Shqipëri, publikoi projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Demeanor”, mban titullin kënga e cila është e realizuar me videoklip dhe mori komente të shumta pozitive.

Ndërkohë, artistja shqiptare sot ka postuar disa nga prapaskenat e xhirimeve duke falënderuar të gjithë.

Kujtojmë se, Dua e ka realizuar klipin dhe këngën pak para vdekjes së reperit.