Portali Infomagazine, raporton se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 57 vota pro dhe 32 kundër e miratoi Ligjin për shtetësi. Sipas informacioneve të platformës shtetësia.mk bëhet fjalë për mijëra qytetarë, kryesisht shqiptarë të cilëve u është mohuar e drejta për të pasur shtetësi dhe rrjedhimisht edhe të drejta qytetarë të cilat nuk kanë mundur ti realizojnë.
Ajo që pritej të ndodhë sot ishte fakti që të gjithë deputetët shqiptarë të votojnë pro këtij ligji,por nuk ndodhi ashtu.
Siç shkruan portali Infomagazin.net kryetari i BDI Ali Ahmeti, ai PDSH Menduh Thaçi, dhe kryetari i “Besës” Bilall Kasami nuk kanë qenë prezent në Kuvend gjatë votimit dhe rrjedhimisht nuk kane votuar për Ligjin./Infomagazin.net