Rexhepi: Debatet për Tetovën mes partnerëve të Qeverisë, marketing politik (Video)

Shefi i grupit parlamentar të ASH-AAA-së, Skender Rexhepi-Zejd, vlerëson se debatet mes partnerëve të koalicionit qeveritar për mbështetje në zgjedhje lokale në Tetovë, janë markentin politikë, raporton gazeta LAJM. Sipas tij, gjatë zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë e pushtetit do të bëhen bashkë. Megjithatë, deputeti opozitarë mendon se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të penguar ndryshimet që do të vijnë pas zgjedhjeve të tetorit.

“ASH-AAA janë në koalicon por jemi në bisedime rreth kandidatëve për komuna dhe listave për këshilltarë. Besoj që kjo shumë shpejtë do të kryhet. Sa i përket shumicës ato bëjnë marketing politik dhe në fund të gjithë do të bëhen bashkë, BDI, BESA, LSDM, PDSH që të ta fitojnë opozitën shqiptarë por nuk do t’ia arrijnë. Opozita është mjaftë e vendosur që këto zgjedhje lokale të jetë zëri i qytetarëve dhe besojmë që do të jetë zëri i ndryshimeve”, tha deputeti Skender Rexhepi-Zejd./Gazeta LAJM