Kryeminstri Zoran Zaev ka zhvilluar takime me kreun e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si dhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi për mundësinë e bashkëveprimit në zgjedhjet lokale, ndërsa deri në fund të kësaj jave pritet të zhvillohet takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.
Zaev ka informuar për këtë takime dhe se ai ka thënë se këto do të jenë në kuadër të ndihmës së mundshme për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Këtyre ditëve do të ketë bisedime, do të bëjmë analiza se çfarë më së miri mund të ofrojmë. Me Thaçin jam takuar para dy tre javëve, me Kasamin para dy javëve, ndersa deri në fund të javës do të takohem me Ahmetin. Të gjithë jemi realist në pjesën e pozicionimeve dhe të gjithë llogarisim në ndihmën e përbashkët për shkak se jemi partner koalicioni në nivel qendror. Zgjedhjet lokale janë ndryshe nga ato parlamentare dhe të rëndësishme janë ofertat me personalitete për kryetar komune”, theksoi Zaev.
Sipas tij, është logjike që në raundin e parë secili të dal me kandidatin e tyre dhe në rrethin e dytë të mbështesim njëri tjetërin si partner koalicioni. (INA)