Shpejtësia në trafik, për një ditë gjobiten mbi 500 shoferë

Pesëqind e një shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme pasi kanë lëvizur në trafik me shpejtësi më të madhe se ajo që është e lejuar me rregullat e komunikacionit. Ministria e Punëve të brendshme informoi se dje ka zhvilluar kontroll të përforcuar në trafik në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëviznin mbi shpejtësinë e lejuar në komunikacion dhe sanksionim e të gjithë atyre që shkelnin rregullat e trafikut.

MPB

“67 nga 501 shoferët e gjobitur kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më tepër sesa ka qenë e lejuar, ndërsa 9 shoferë kanë pas vozitur 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar”.

Ndërkaq, vetëm gjatë kontrolleve në territorin e Qytetit të Shkupit policia ka sanksionuar 262 vozitës, prej të cilëve 80 për shkak të shpejtësisë së madhe. MPB informoi se 15 gjoba janë për shkelje nga motoçiklistët, nëntë për vozitës fillestar, 27 dënime janë caktuar për vozitje pa patent shoferi.

SPB-SHKUP

“Janë vendosur 31 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorim të telefonit celular, katër sanksione për kalimin në semafor të kuq, pesë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, tre sanksione pasi nuk I kanë dhënë përparësi këmbësorëve, pesë sanksione për drejtimin e automjeteve teknikisht me defekt dhe të paregjistruar, 56 sanksione për parkim të parregullt”.

Ministria e punëve të brendshme informoi se policia do të vazhdojë me aksionet e shtuara në trafikë edhe në ditët në vijim. Ata i bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që tí respektojnë rregullat e komunikacionit. /SHENJA/