Ka një javë që kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, shkon për të bujtur në shtëpi të familjeve nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Me këtë rast, ai po njoftohet edhe me problematikat që kanë ato mëhalla.
Por, ish-ministri i Shëndetësisë nuk është politikani i parë që bën një kampanjë të tillë, njofton Klan Kosova.
Nuk dihet se nga u frymëzua kosovari, por vitin e kaluar kandidati për kryetar të Londrës, Rory Stewart, bëri të njëjtën gjë.
Teksa shkonte nëpër shtëpi me vete, pos çantës me rroba, ai merrte edhe një kuti me çokollata.



