Dje janë vaksinuar 10.817 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Janë aplikuar gjithsej 725.902 doza të vaksinave, ndërsa 272.129 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 10.817 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.076 qytetarë.

58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 51% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

41% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /SHENJA/