Kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski i shoqëruar nga deputeti i LSDM-sê, Martin Kostovski dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpanska kanë vizituar sot banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë, në afërsi të vendit ku më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 u zhvilluan luftimet mes policisë maqedonase dhe Grupit të Kumanovës, shkruan gazeta Lajm. Nga fotografitë e publikuara në Facebook, shihet se ata janë pritur nga disa banorë të kësaj lagjeje. Dimitrievski dhe Kostovski kanë shtuar takimet me qytetarë në Kumanovë në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa po zhvillojnë garë brenda partisë për tu kandiduar për të parin e kësaj komune në zgjedhjet e tetorit.
“Me të vërtetë takim i shkëlqyeshëm në lagjen Tode Mendoll
Bashkë me ministren Jagoda Shahpanska dhe kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski bëmë rezime për projektet e realizuara nga pushteti lokal dhe qendror, si dhe për të gjitha politikat pozitive të Qeverisë që udhëhequr nga LSDM-ja”, ka shkruar deputeti Martin Kostovski.



