“Ec përpara të q**** rob**”, Polici në Durrës shan qytetarin nga makina

Një video skandaloze është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një efektiv policie që shan në mënyrën më të pistë një qytetar, teksa ishte në orarin e punës.

Video është publikuar nga JOQ, ndërsa ka qënë një person i ulur në pjesën e pasme të makinës së policisë, i cili ka filmuar momentin kur efektivi ofendon qytetarët.

Video është bërë në Durrës, ndërsa dëgjohet polici që ofendon qytetarin me zë të lartë nga makian, duke i kërkuar që të ecë më para.

‘Ec përpara, ec more përpara të q*** r***’. Na rrujti k***’- thotë polici që paguhet nga taksat e qytetarëve për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të ndëshkuar “të fortët” që flasin gjuhën e tij.