Deputetja e koalicionit opozitar ASH-AAA, Ilire Dauti, tha se deputetët e shumicës sot kanë refuzuar amendamentin e opozitës shqiptare që ulja e TVSH-së për energjinë elektrike të vlejë për 10 vitet e ardhshme, shkruan gazeta LAJM. Sipas zonjës Dauti, nisma e pushtetit për të ulur TVSH-në vetëm për 1 vit, bëhet për qëllime elektorale.
“Jemi këtu për të demaskuar edhe një herë politikën mashtruese të Qeverisë në raport me uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18 në 5 % për amvisëritë. Në Komisionin për Financa dhe Buxhet edhe pse kishim propozuar përmes një amendameti që TVSH nga 18 në 5% të vlejë për 1 vjetët e ardhshme dhe jo vetëm për 1 vit sa e ka paraparë qeveria, ky propozim i yni nuk u pranua me çka na bënë të vërtetojmë atë që e thamë para disa ditëve që kjo është vetëm një politikë mashtruese e Qeverisë që do t’i shërbej për qëllimet e veta zgjedhore, pasi do të vlejë vetëm për vitin zgjedhor, por nuk e ka për qëllim ndihmën e vërtetë për qytetarët përmes zvogëlimit të TVSH-së sidomos tani kur kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike prej 12.36%”, tha Ilire Dauti, deputete e koalicionit opozitar ASH-AAA./Gazeta LAJM
Maqedoni Dauti: Pushteti refuzoi propozimin që TVSH-ja e rrymës të ulet për 10...





