LSDM: Mickoski nuk ka “fytyrë” të flasë për energjinë elektrike

Për fushatën e premtimeve të Mickoskit ka reaguar LSDM-ja, e cila vlerëson se kreu i VMRO-së do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i Termocentraleve në Maqedoninë së Veriut dhe kjo është arsyeja pse është më mirë që ai të heshtë për çështjet e energjisë.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë

“Mickoski ka pasur mundësinë, si drejtor ashtu edhe si këshilltar për energji i Nikolla Gruevskit, të bëjë shumë në temën e energjisë, në temën e burimeve ekologjike dhe të ripërtëritshme të energjisë. Por, përkundrazi, në kohën e tij, tarifa e lirë e energjisë elektrike u shfuqizua, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 100 për qind dhe shteti varej nga importi i energjisë elektrike të shtrenjtë. Këto janë ‘rezultatet’ e Mickoskit në energji, kështu që sot askush nuk beson në premtimet e tij”.

Partia në pushtet deklaron se sot Mickoski kopjon projekte për gazifikimin e familjeve, kopjon konceptet “Kthim parash për qytetarët” dhe “Një shoqëri për të gjithë” të LSDM, në kohën kur nuk mund të ofrojë asgjë origjinale. /SHENJA