Nis seanca e radhës për Gucatin dhe Haradinajn në Hagë

Drejtuesit e OVL-UÇK-së, Gucati dhe Haradinaj janë në paraburgim që nga viti i kaluar.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinajt si i dyshuar u zhvillua më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucatit si i dyshuar u zhvillua më 1 tetor.