Deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa nga fundjava paralajmërohet ndryshim i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga DPHM.
Të premten kah fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të ketë paraqitje më të shpeshtë të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq. Temperaturat nga e premtja do të bien vazhdimisht.
Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, më e shprehur pasdite përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 33 deri 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Temperaturat do të lëvizin deri 39 gradë.






