Për pak ditë, bashkëpunimi i Arilenës dhe Noizyt kap milionëshin në YouTube

“Murderer”, mban titullin kënga e Arilenës dhe Noizyt të cilën e kanë publikuar me videoklip, shkruan lajmi.net.

Kënga u prit shumë mirë nga audienca gjithashtu edhe nga fansat e tyre e cila ka arritur një milion shikime deri më tani.

Ndërkohë, bashkëpunimi i dyshes është pjesë e albumit të Arilenës “Pop Art”.

Kujtojmë se, kënga “Murderer” i ka bashkuar për herë të parë dyshen e njohur.