Më shumë se 100,000 tifozë anglez të pakënaqur kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që UEFA të përsërisë ndeshjen finale të Euro 2020 midis Anglisë dhe Italisë me një “arbitër jo të njëanshëm”.
Luke Shaw e shënoi golin e epërsisë për Anglinë në dy minutat e para, por Leonardo Bonucci e barazoi për Italinë në pjesën e dytë, për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë.
Pak sekonda para se loja të shkonte në shtesë, Chiellini… humbi topin dhe për ta ndalur Bukayo Sakab e tërhoqi mbrapa në fanellën e tij, transmeton Klankosova.tv
Sipas tifozëve anglezë në vend se të ishte karton i kuq për kapitenin 36-vjeçar italian, për të u dha vetëm karton i verdhë nga gjyqtari Bjorn Kuipers – dhe tifozët janë të zemëruar për këtë.
Pothuajse menjëherë pas ndeshjes, përdoruesi i Change.org Sharon Guilmen pretendoi se ndeshja nuk ishte “aspak e ndershme” dhe tha se zyrtarët e ndeshjes ishin “të njëanshëm” në favor të Italisë.
Peticioni i revanshit Angli vs Itali thotë:
“Ndeshja më 11/07/2021 nuk ishte aspak e ndershme. Pasi Italia mori vetëm një karton të verdhë për tërheqjen e lojtarëve të Anglisë sikur të ishin skllevër”.



