Pas humbjes dramatike në finalen e Euro 2020, anglezët kanë lënë nëpër sheshe dhe rrugë një rrëmujë të madhe. Vendi është zgjuar i mbuluar në pirgje të tëra me mbeturina, kanoçe dhe shishe birrash.
Pastruesit e rrugëve janë zgjuar që në orët e para të mëngjesit për të pastruar gjithçka që tifozët e pakujdesshëm kanë lënë pas.



