Rrezarta Shkurta dhe nipi i Enver Hoxhës japin lajmin se do bëjnë dasmë

Çifti i njohur i showbizzit do bëjnë dasmën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Rrezarta Shkurta, përmes një postimi në storien e saj në Instagram tregoi se me 12 korrik do martohen.

“12 Korrik 2021, dita jonë. Rezarta & Ermal. Dasmë”, shkroi Rrezarta Shkurta në përshkrimin e fotos së publikuar.

Ndërkohë, ajo ndau edhe imazhin e ftesave.

Kujtojmë se, çifti kanë një vajzë me emrin Hera.