Arrijnë 100 mijë vaksina AstraZeneca nga Greqia

Në vend kanë ardhur edhe 100 000 vaksina Astra Zeneka, donacion nga Greqia. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se vaksinat do të distribuohen nëpër pikat e vaksinimit dhe do të jenë të dedikuar për personat mbi 60 vjet, në pajtim me strategjinë e vaksinimit. “Edhe njëherë vërtetohet miqësia dhe mbështetja të cilat janë vërtetë të rëndësishme në këë kohë pandemie. Falenderim i madh deri tek populi grek dhe ambasadori i Greqisë në vend Rusos Kunduros, me të cilin në mëngjes i pritëm vaksinat”, shkroi Filipçe në facebook. Vaksinimi në vend po bëhet me vaksinat “Fajzer”, “Astra Zeneka” dhe “Sinovak”.

Përndryshe, Filipçe ka njoftuar se nga e hëna fillon vaksinimi në teren dhe se tehksi vendoset tek mjediset rurale, posaqërisht në Shuto Orizarë. Paralelisht me këtë, të hënën fillon edhe vaksinimi pa termin, ndërsa vetëm me vaksinën “Fajzer” mund të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 deri në moshën 16 vjeç. /SHENJA