Policia e Kumanovës gjeti shtatë migrantë nga Pakistani, kumtoi sot SPB Kumanovë.
“Mbrëmë, në fshatin Vaksincë, në vendin “Kolonia e Minierës”, pasi më parë kishin marrë informata operacionale nga nënpunësit e policisë nga SPB Kumanovë u gjetën shtatë migrantë nga Pakistani”, kumtoi SPB Kumanovë.
Të shtatë personat u dorëzuan në qendrën tranzite në Tabanocë.