Të paktën 50 persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i Forcave Ajrore Filipine me 96 persona në bord u rrëzua dje në jug të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Filipineve, Gjeneral Majori Edgard Arevalo, tha se 47 nga të vrarët ishin personel ushtarak ndërsa tre të tjerët ishin civilë.
Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare përmes një deklarate tha se 49 persona nga personeli ushtarak dhe katër civilë u janë nënshtruar trajtimit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve, avioni C-130 i Forcave Ajrore Filipine u rrëzua në Patikul, provinca Sulu, në ora 11.30 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Në deklaratën e ushtrisë thuhej se avioni po mbante trupa nga baza ajrore Kolonel Jose Villamor në Pasay City gjatë rrugës për në Lumbia Airfield në Cagayan de Oro, dhe më pas humbi pistën ndërsa përpiqej të ulej në Aeroportin Jolo.
Prania ushtarake në Filipinet jugore është mjaft dominuese me qëllim të luftimit të grupeve militante në zonë, përfshirë grupin Abu Sayyaf, që merret me e rrëmbime që më pas të kërkojë shpërblim.