Presidenti Pendarovski sot përmes profilit të tij në Fejsbuk dërgoi urime me rastin e Ditës s Pavarësisë së SHBA-së.
Ai njëherësh e shfrytëzoi mundësinë të porosisë se RMV, SHBA-në e shikon si mike, aleate dhe partnere strategjike.
“Me dëshira për mirëqenie dhe prosperitet, presidentit Xho Bajden dhe popullit amerikan ua uroj 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë. SHBA-në përveç mike dhe aleate e shohim edhe si partnere strategjike e cila gjithmonë e ka mbështetur demokracinë tonë”, shkroi presidenti.