Kim Kardashian tërheq vëmendjen me veshjen në Romë

Ylli televiziv, Kim Kardashian ditët e fundit po qëndron në Itali për pushime bashkë me disa bashkëpunëtorë të saj, shkruan lajmi.net.

Kim ka vizituar disa vende të Italisë, teksa së fundi publikoi imazhe nga vizita që i bëri amfiteatrit Colosseum në Romë.

Bukuroshja ishte veshur me një palë pantallona me ngjyrë vjollcë dhe me një bluzë të bardhë, duke theksuar linjat trupore.

Këtë veshje ajo e kishte kombinuar me një palë sandale, syze të errëta dhe një singjir në formë kryqi.

 

Ndryshe, Kim Kardashian kishte pasur edhe një vizitë në Vatikan, ku ishte veshur me një fustan të bardhë.

Kim Kardashian muaj më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj, Kanye West, ndërsa nuk ka konfirmuar ende ndonjë lidhje të re. /Lajmi.net/