Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 542.699 doza të vaksinave, ndërsa 220.884 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 12.994 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 11.220 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 469.212 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 52% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 49% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 43% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada nga një valë e paparë e nxehtësisë që ka thyer rekordin e temperaturave.

Policia në zonën e Vancouverit ka konfirmuar më shumë se 130 vdekje të papritura gjatë të premtes. Shumica nga viktimat ishin persona të moshuar ose kishin gjendje të rënduar shëndetësore. Ata thanë se nxehtësia ishte shkaku kryesor i vdekjes në shumicën e këtyre rasteve.

Të martën, Kanada regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë për të tretën ditë me radhë deri 49.5 gradë Celsius e cila u shënua në Lytton të British Columbia.

Para kësaj jave temperaturat në këtë vend asnjëherë nuk kishin qenë më të mëdha se 45 gradë Celsius.

Vala e nxehtësisë ka kapluar Kanadanë dhe veri-perëndimin e SHBA-së. Ekspertët klimatikë thotë se ndryshimet klimatike pritet që të rrisin frekuencën e motit ekstrem, si kjo valë e nxehtësisë. Megjithatë, ndërlidhja e tyre me ngrohjen globale është e komplikuar.