Enca ndan fotografi nga prapaskenat e klipit “Rakia”

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia tash e disa kohë po ngacmon fansat e saj duke publikuar sekuenca të këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet me një veshje provokuese ngjyrë të zezë e cila i thekson linjat trupore asaj, paraqitje kjo nga klipi i ri muzikor “Rakia”.

 

Ajo njihet si një ndër këngëtaret më seksi shqiptare e cila është aktive me projekte muzikore, dhe “Rakia” po pëlqehet mjaft shumë nga fansat.