“Only You” nga Dhurata Dora dhe Gims arrinë 30 milionë shikime

Dhe, “Only You” ka arritur një sukses të madh në qoftë se bazohemi në shikueshmëri, shkruan lajmi.net.

Dhurata Dora bashkë me Gims, gati dy muaj nga publikimi i projektit muzikor kanë arritur 30 milionë shikime në platformën YouTube.

Këngëtarja postoi një imazh nga klipi derisa shkroi “30” duke i shoqëruar postimit emotikona dashurie dhe falënderim.

Ndërkohë, Dhurata ka njoftuar se është duke përgatitur projekte të reja muzikore teksa i radhës do jetë sërish bashkëpunim ndërkombëtar./Lajmi.net/