Prej mbrëmë deponia në Dibër është kapluar nga zjarri, raporton televizoni 21. Zjarrfikësit me vështirësi kanë arritur që të lokalizojnë një pjesë të zjarrit. Por gjatë ditës së sotme i gjithë qyteti është i mbuluar me pluhur hiri. Banorët nuk mund të dalin jashtë nga tymi i cili vjen nga deponia.
Nga Komuna Dibrës thonë se zjarri është shuar mbrëmë dhe se situata është në kontrollë.
Nga Komuna bëjnë të ditur se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të cilët po ndezin zjarrin në deponi dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
“Mbrëmë pasi është shuar zjarri në deponi, pas mesnate kamerat kapin 2 persona të pa identifikuar të cilët pas vetes lanë një vatër zjarri në vendin ku asnjëherë më parë nuk është rregjistruar ndonjë vatër e tillë. Mbramë dhe sot gjith ditën ishin të gjithë në teren në ” luftën” për të shuar zjarrin në deponi” thonë nga Komuna e Dibrës.


