Fjalët e Flori Mumajesit për humbjen e aktorit Ferri

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë.

Lajmi për humbjen e tij ka trishtuar opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi për familjen e tij kanë dërguar shumë prej fytyrave të njohura publike.

Mes tyre edhe Flori Mumajesi, i cili thotë se vdekja e Ferrit është trishtim.

“Trishtim…Jepu force familjes nga shpirti”, ka shkruar kantautori sipër një imazhi të të ndjerit.