12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Arras të Dibrës, ku një 12-vjeçare u mbyt në lumin Drin.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”.

Ka qenë policia që në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.

Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë bërë me dije, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.