ASH-AAA: Ministri jeshil Bujar Osmani dhe Qeveria dështuan sërish (Video)

Opozita shqiptare ASH-AAA ka reaguar një ditë pasi në Samitin e Ministrave te BE-së në Luksemburg nuk u vendos hapja e negociatave me BE-në, shkruan gazeta LAJM. Bujare Abazi nga ASH-ja, tha se arsyeja se pse vendi nuk ka filluar negociatat ende, është se BE nuk pranon në familjen e vet politikanë dhe Qeveri të korruptuar dhe jo për shkak të kontestit me Bullgarinë.

“Do të arsyetohen me Bullgarinë, por të gjithë ne e dimë se Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e vet politikanë e Qeveri të korruptuara e të kriminalizuara. Së fundmi vlerësime të këtilla erdhën edhe nga Uashingtoni përmes dekretit të presidentit Biden. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë thënë shumë kohë më parë se kjo qeveri as vendin nuk mund ta qojë në Evropë dhe as Evropën nuk mund ta sjellë këtu”, deklaroi Abazi.