Maqedonia sot përshëndetet me EURO2020

Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë, sot do të luajë ndeshjen e fundit në kuadër të EURO2020.

Ndeshja e cila fillon në ora 18:00 kundër Holandës, do të jetë edhe ndeshja e fundit në të cilën do të luajë kapiteni i Përfaqësueses, Goran Pandev pasi ai do të largohet.

“Po, vendosa që ndeshja e nesërme të jetë e fundit në fanellën e ekipit kombëtar të Maqedonisë. Mendoj se ky është momenti i duhur që të tërhiqem”, tha dje Pandevi.

Seleksionuesi i Përfaqësueses, Igor Angellovski në konferencën për shtyp tha, se ndeshja e sotme do të jetë e veçantë pasi edhe kontrata e Pandevit me kombëtaren përfundon.