Grenell, përkrahësit të Kurtit: Po ta kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat amerikane në Kosovë

U.S. President Donald Trump's envoy for the Kosovo-Serbia dialogue, Ambassador Richard Grenell speaks during a press conference after a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Jan. 24, 2020. Grenell is meeting Serbian President Vucic in order to move the dialogue and normalize relations between the two sides.(AP Photo/Darko Vojinovic)

“Përkrahësi kryesor i Albin Kurtit në SHBA, kritikon rëndë SHBA-në”, shkroi Grenell në Tëitter, ku postimit ia bashkëngjiti edhe një fotografi që përmban postimin e Mollës.

“Do t’ia kujtojë Admir Mollës që taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”, shtoi Grenell, transmeton lajmi.net.

Molla në një postim të bërë më herët kishte shkruar që ambasadori amerikan Philip Kosnett nuk duhet që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Amerikanët nuk jetojnë në Kosovë, shumica as që kanë dëgjuar për Kosovën.Ambasadori amerikan nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme. Pavarësisht madhësisë, secili shtet e ka të drejtën e sovranitetit. Po ashtu, Franca e ka çliruar SHBA-në, por a është Amerika përgjithmonë borxhli? Jo”, shkroi ai./Lajmi.net/