Kampionati Evropian “Euro 2020” vazhdon sot (e premte) me tri ndeshje tjera interesante.
Ndeshja hapëse për sot është ajo mes Suedisë dhe Sllovakisë, në kuadër të rrethit të dytë në Grupin E.
Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 në “Gazprom Arena”.
Nga ora 18:00, në “Hampden Park” takohen Kroacia dhe Republika e Çekisë.
Kurse, nga ora 21:00 në “Wembley” të Londrës takohen Anglia dhe Skocia.
Dy ndeshjet e fundit të përmendura janë në kuadër të Grupit D.



