Deri më tani janë zhvilluar 15 ndeshje në “Euro 2020”, në listën e golashënuesve po prijnë futbollistët që luajnë në Kampionatin Italian Serie A.
Përjashtuar autogolat, 14 nga 31 golat e shënuar deri me tani ne Euro 2020, janë realizuar nga futbollistët që paraqiten ne skuadrat nga Serie A, që i bie 45% e golave.
Listes se golashënuesve po i prijnë momentalisht Cristano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me nga dy gola të shënuar.
Kjo statistikë është edhe për shkak të formës së lartë që po tregon Kombëtarja e Italisë që ka realizuar gjashtë gola në dy ndeshjet e para.