“Out of my mind”, vjen nga Stresi dhe Ish

Reperi Stresi prej muajsh po jeton dhe vepron në Angli, teksa qëndrimin atje e ka shfrytëzuar për të punuar rreth këngëve të reja, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, artisti publikoi këngën e tij më të re me titull “Out of my mind”, të cilën e solli në bashkëpunim me Ish.

Projekti u shoqërua edhe me videoklip, ndërsa në orët e para të publikimit pranoi komente pozitive nga fansat e shumtë të Stresit.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Stresi dhe 48ish, me titull “Out of my mind”. /Lajmi.net/