Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani, zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre, shkruan lajmi.net.
Në rubrikën “Haje ose thuaje” këngëtarja i parashtroi një pyetje lidhur me bashkëpunimet e shumta.
Për cilin bashkëpunim je pishman? e pyeti këngëtarja derisa Nexhat Osmani hezitoi në përgjigje, megjithatë u përgjigj se projekti muzikor “Gjerdani i dashurisë” është ai bashkëpunim.
Ndërkohë, këngëtari nuk e zbuloi arsyen e kësaj, sidoqoftë kjo është një nga këngët më të pëlqyera të dyshes./Lajmi.net/