Procedura të mbingarkuara për vauçerët 12 mijë denarësh

Procedura të gjata e të stërngarkuara burokratike dhe afat shumë i shkurtë kohor. Kështu e kanë përshkruar qytetarët aplikimin për voucher për turizëm, e cila u publikua një ditë më parë nga Ministria e Ekonomisë. Por, një gjë të tillë nuk e merr parasysh ministri Kreshnik Bekteshi. Ai në mënyrë të prerë tha se nuk do të ndryshojnë asnjë procedyrë, për aplikim.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Ne nuk mundemi pa procedura të ndajmë voucher-ë, sepse ato janë mjete të të gjithë qytetarëve të shtetit dhe në mënyrë transparente, duhet të përdoren si mjete që janë pjesë e buxhetit, në pajtim me programin dhe masat që po realizohen. Thirrja Publike do të realizohet deri në fund të muajit, nëse ka nevojë në periudhën në vazhdim do të shpallim Thirrje Publike shtesë, siç kemi vepruar vitet e kaluara. Mirëpo për këtë Thirrje Publike, nuk do të ketë asnjë ndryshim”.

Përndryshe, ajo për të aplikuar për këtë vaucherë, lista e dokumenteve që duhet dorëzuar është shumë e gjatë.

Të plotësohet formularë për aplikim, vërtetim nga punëdhënësi për vlerën e pagës, raport nga banka për gjendjen e pagave për tre muajt e fundit, çertifikatë nga libri amë i të lindurve, çertifikatë nga libri amë i të kurorzuarëve, në qoftë se aplikon si çift i martuar, kurse nëse aplikon si person i divorcuar, duhet të paraqesë Aktgjykim divorci të lëshuar nga gjykata kompetente, nëse aplikon i vetëm në rast të vdekjes së çiftit të martuar, duhet të paraqesë një çertifikatë Regjistri i të të ndjerëve. Më tej duhetë të dorëzojë çertifikatë nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarët e familjes së ngushtë mbi 18 vjeç, nëse nuk janë të punësuar me një dokument nga agjencioni në fjalë. Fotokopje e letërnjoftimit ose pasaportës për aplikantin dhe anëtarët e familjes së ngushtë që do të kalojnë pushimet së bashku me të. Një deklaratë që aplikanti do të përdorë lejen personalisht ose me anëtarët e familjes së ngushtë të renditur në kërkesë. Për fëmijët nën 18 vjeç, duhet të dorëzohet një çertifikatë lindjeje. Deklarata se aplikanti është përgjegjës moralisht, materialisht dhe penalisht për të dhënat e futura (të dhëna personale dhe mjete financiare), të nënshkruara nga aplikanti dhe i njejti dokument duhet të jetë i noterizuar.

Qytetarët kanë paraqitur ankesat e tyre edhe për pjesën që të ardhurat familjare nuk duhet të kalojnë shumën e 30 000 denarë, ndërsa siç thonë, në qoftë se dy persona brenda familjes janë me pagë minimale, për 600 denarë tejkalohet shuma e kërkuar./SHENJA