Ardian Bujupi u fotografua krah një femre, fansat aludojnë se është reperja e njohur

Ardiam Bujupi vitin 2021 e filloi me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat, shkruan lajmi.net.

Artisti para pak kohe lansoi ep-in “10/10”, ndërsa nuk e ka ndalur punën për projekte të reja muzikore.

Së fundi, Ardiani ka postuar një fotografi, në të cilën u shfaq krah një bjonde, teksa shihen të dy duke ecur në rrugë.

Vajza në fjalë kishte lidhur flokët dhe mbante syze të errëta në fytyrë, kurse fansat e këngëtarit ishin të bindur se ajo është Loredana Zefi.

 

Bjondja mund të jetë pjesë e ndonjë klipi të ri të Ardianit, por ai nuk ka dhënë ndonjë detaj për të.

Kujtojmë se “Peligrosa” është njëri nga projektet e albumit “10/10”, të cilin e realizoi edhe me videoklip. /Lajmi.net/