Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.
Jozyrtarisht dy persona kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të lënduar.
Në këtë aksident rrugor janë përfshirë 5 makina.
Ndryshe gjatë ditës së sotme priten edhe detaje të reja nga MPB. /SHENJA/