Revoltë është ngjallur sot mes punonjësve medial, pasi edhe pse ishin ftuar të ndjeknin me prani fizike punën e Kuvendit, sërish kjo nuk ndodhi.
Shkak ishte, se shumica prej tyre nuk kishin cetifikatë se kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid apo se kanë kaluar infektimin nga Covid-19, gjegjësisht se posedojnë antitrupa.
Kësisoj, në galerinë e sallës së Kuvendit kanë arritur të hyjnë vetëm tre gazetarë dhe një kameraman, raporton TV21.