Naim Abazi, i ftuar në Rtv Dukagjini ka zbuluar se vite më parë ka dyshuar se është i sëmurë nga kanceri, shkruan lajmi.net.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur në kohën e luftës, në vitin 1996-të teksa tregoi se nuk është ndjerë mirë në trupin e tij dhe aty ka nisur gjithçka.
Ndërkohë, Naim Abazi tregoi se mjekët i kanë thënë familjarëve të tij se nuk është kancer, megjithatë ai ka dyshuar dhe kështu ka pritur rezultatin e analizave derisa tha se ka vuajtur plot një muaj por dhjetë ditëshi i parë ka qenë më i tmerrshëm sepse ka pritur rezultatin final.
Tutje, këngëtari tha se kishte filluar të linte edhe amanete duke qenë se ndihej edhe i frikësuar mirëpo për fat të mirë gjithçka ka kaluar.
Ndryshe, Naim Abazi është i martuar me Mihrije Brahën, çifti kanë edhe fëmijë, djalin Platorin.